Seksionet
- >> Kthehu
- >> I S SH SH
- >> Drejtoria e ushqimit
- >> Byroja e barnave
- >> Kthehu
- >> Kthehu
- Biznes operatorët me ushqim
- >> Kthehu
- Lajme nga Byroja
- Sektoret
- Aktet ligjore
- >> Kthehu
- Lista Pozitive e Barnave
- Rregullore


Ministri Osmani u ndau mirënjohjet "Spitali i vitit" institucioneve shëndetësore publike
- Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani sot u ndau mirënjohje "Spitale të vitit" më shumë institucioneve shëndetësore për punën e tyre të suksesshme në vitin 2009 lidhur me punën financiare, investimet e tyre, aspektin sanitaro-higjienik, DRG normat, e tjerë.
- Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani sot u ndau mirënjohje "Spitale të vitit" më shumë institucioneve shëndetësore për punën e tyre të suksesshme në vitin 2009 lidhur me punën financiare, investimet e tyre, aspektin sanitaro-higjienik, DRG normat, e tjerë.Ky është viti i parë i vendosjes së këtij lloji të mirënjohjes për institucionet publike shëndetësore në shtet me angazhim që në të ardhmen ajo të bëhet tradicionale.Ministria e Shëndetësisë, theksoi ministri resor Bujar Osmani, në mënyrë të kontinuar, përmes tërë vitit e ka ndjekur punën e përgjithshme në të gjitha institucionet publike shëndetësore, me këtë rast duke i analizuar raportet financiare për shfrytëzimin me dedikim të mjeteve, borxheve, obligimeve, lartësisë së të ardhurave, llogarisë së rregullt të pagave, realizimit të planeve vjetore sipas llojit dhe vëllimit të shërbimeve shëndetësore, si dhe cilësisë të punës. Drejtorëve të disa institucioneve shëndetësore, të cilët e kanë fituar titullin "Spitali i vitit", mirënjohjet ua ndau ministri Osmani."Mirënjohjen "Spitali i viti" për punë të mirë financiare e ka fituar Spitali special për ortopedi dhe traumatologji "Shën Erazmo" - Ohër. Për ekip më të mirë menaxherësh, mirënjohja u është ndarë drejtorëve të Spitalit special për sëmundje të mushkërive "Jasenovë".Lidhur me plotësimin e planit vjetor sipas llojit dhe vëllimit të shërbimeve shëndetësore, si dhe shfrytëzimin me dedikim të mjeteve financiare, mirënjohjen "Spitali i vitit" e fitoi Spitali special i gjinekologjisë dhe obstetrikës - Çair. Mirënjohjen për numër më të madh të DRG-ve të evidentuara e fitoi Klinika universitare - Tetovë 5."Ministria e Shëndetësisë nga viti i ardhshëm do të formojë ekipe multidisiplinare për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe vendosjen dhe ndjekjen e treguesve të cilësisë, standardeve dhe qëllimeve për përmirësimin e saj. Shpresoj se kjo do të jetë nxitje e institucioneve shëndetësore në vitin 2010 që të tregojnë rezultate edhe më të larta", tha ministri Osmani.



del.icio.us
Digg








