Seksionet
Fillimi | Lajme | Foshnjat e para në vitin 2010 në Remedika dhe një vajzë në Çair

Foshnjat e para në vitin 2010 në Remedika dhe një vajzë në Çair

image

- Në minutat e para nga viti i ri janë lindur tri foshnja - binjakë në spitalin privat për Gjinekoloji dhe akusheri "Remedika" në Shkup dhe një vajzë në Spitalin special për gjinekologji-Çair.Gjithsej gjatë natës së Vitit të Ri kanë lindur 15 foshnja.

 

 
 - Në minutat e para nga viti i ri janë lindur tri foshnja - binjakë në spitalin privat për Gjinekoloji dhe akusheri "Remedika" në Shkup dhe një vajzë në Spitalin special për gjinekologji-Çair.Gjithsej gjatë natës së Vitit të Ri kanë lindur 15 foshnja.Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani sot paradite ishte për vizitë në Spitalin special për gjinekologji -Çair ku e vizitoi Ivanën e vogël, e lindur disa sekonda pas mensate, dhe nënën e saj.Drejtori i Spitalit special për gjinekologji - Çair, Menduh Jegeni deklaroi se foshnja është e rëndë dy kilogramë e 400 gramë. Është mbarësuar me fertilizim invitro, i shumëpritur dhe i dëshiruar nga prindërit e saj."Nëna dhe fëmija janë në gjendje të mirë, ndërsa i lumtur është edhe pesonali i spitalit", tha Jegeni. Sipas tij, pas më shumë se shtatë viteve kjo është foshnja e parë e cila lindet në Gjinekologjinë Çair në sekondat e para të vitit të ri.Ministri Osmani e vizitoi edhe foshnjën e parë e lindur 55 minuta pas mesnate në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri në Shkup. Luka i vogël është fëmija i tretë i nënës Elizabeta Trajkovska. Peshon 3,7 kilogram, me nënën janë në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, ndërsa ka lindur në mënyrë natyrore.Sipas drejtorit Sasha Jovçevski, gjatë natës së kaluar në Klinikën gjinekologjike janë nëntë fëmijë të shëndoshë prej të cilëve tre meshkuj dhe gjashtë femra.Kryeministri Nikolla Gruevski pasdite në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri do ta vizitojë dhe do t'i dorëzojë pllaketë Elzabeta Trajkovskës, e cila e lindi fëmijën e parë në vitin 2010.Binjakët,  të cilët në botë i solli Agniçka Temova Kostaqiev, sot do t'i vizitojë kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovskido i cili t'u dhurojë librezë kursimi me 20.000 denarë dhe dhurata të tjera rasti.  

  -
Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
NAJAVA